Vlorë, arrestohet 41-vjeçari; pjesëmarrës në organizatë kriminale në Itali
18/08/2015 00:00
Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar të kërkuar nga autoritetet italiane për trafik droge, si dhe anëtar i një organizate kriminale në vendin fqinj.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar Gentian Muhaj, me emër të ndryshuar në Eugen Rama.
Gjykata italiane e ka dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike me 8 vite burg, teksa i kanë mbetur për të vuajtur dhe afërsisht 5 vite burg.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 41-vjeçari është i edhe pjesëmarrës në një organizatë kriminale në Itali, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë.
Ai u arrestua në portin e Vlorës nga sekksioni kundër narkotikëve, teksa ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Top Channel