Mori me forcë dhe dhunoi 3 persona, pranga 36-vjeçarit në Fier

18/08/2015 00:00

Një 36-vjeçar, banor i lagjes “Kastriot” në qytetin e Fierit, u arrestua në flagrancë me akuzën e plagosjes së rëndë dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

36-vjeçari i identifikuar si shtetasi Eduart Krasniqi akuzohet se, në bashkëpunim me një person tjetër, për identifikimin e të cilit po punon policia, kanë marrë me forcë në ambientet e tyre private dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasit me inicialet O.S., 26 vjeç, M.S., 60 vjeç dhe D.S., 23 vjeçe, që të tre banues në fshatin Pishporo.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 10:00.

Të tre shtetasit e dëmtuar u shoqëruan në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se 26-vjeçari me inicialet O.S. është në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të përfshirë në të.

Top Channel