EULEX, drejt fundit të mandatit. Mustafa pret kreun Meucci

18/08/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe shefi i misionit të EULEX, Gabriele Meucci, diskutuan të martën mbi përfundimin e mandatit të EULEX-it në qershor të vitit 2016.

Sipas një komunikate të lëshuar nga vetë EULEX, ky mision i gëzohet vazhdimisht bashkëpunimit të ngushtë me kryeministrin dhe autoritetet e Kosovës, siç thuhet, për të siguruar plotësimin e standardeve dhe arritjen e përparimit të fuqishëm gjatë 10 muajve të fundit të mandatit të tij.

Top Channel