Elbasan, policia parandalon konfliktin me armë mes dy vëllezërve

18/08/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trojan të Belshit, ku Qëndrim Bali ka kanosur me automatik vëllain e tij, R. Bali, 48 vjeç.

Falë ndërhyrjes në kohë të policisë u arrestua autori dhe u sekuestrua një armë zjarri, automatik model 56, si dhe një krehër me 30 fishekë.

Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Top Channel