Kompania LG Display ka njoftuar këtë të hënë (17 gusht) se do të fokusojë investimet në ekranet OLED, duke e quajtuar atë brezi i ardhshëm i teknologjisë. Kompania bën të qartë se është më shumë pro luftës së çmimeve, se sa luftës së konkurrencës.

Në 2018, LG Display planifikon të investojë plot 8.47 miliardë dollarë tërësisht për ekranet OLED, në produktet me konsumim të gjerë, si televizorët, dhe ekranet fleksibël për smartphone. Kompania planifikon të zgjerojë përdorimin e OLED edhe në sinjalistikën e automjeteve, thuhet në një deklaratë të saj.

LG Display dhe firma simotër e saj, LG Electronics Inc janë promotorët e parë të OLED, i cili vjen me përmirësim të ngjyrave dhe konsumin e energjisë. Prodhuesit e parë të LCD shpresojnë se ky investim në OLED do ta ndihmojë atë të dominojë në rrjedhën e teknologjisë.

Top Channel