Ndarja në vitin 2015 është bërë shumë e vështirë. Kjo për shkak të teknologjisë. Ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin si anjëherë më parë.

Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, WhatsApp, Viber… është e pamundur të shkëputesh me një person. Ndonjëhere “tradhtoni” veten dhe hyni në llogarinë e tij/saj online për të parë “ç’bëhet”.

Në të vërtetë, ka disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë se çfarë duhet të bëni, në mënyrë që teknologjia të mos ua bëjë më të vështirë ndarjen.

1. Ndryshoni fjalëkalimin
Gjëja e parë që duhet të bëni menjëherë pas një ndarje, është që të ndryshoni fjalëkalimet e llogarive online, gjithmonë nëse atë ia keni treguar më parë partnerit/es. Në rastin më të keq, ai ose ajo, duke pasur fjalëkalimin e një llogarie online mund t’ju hakmerret në ndonjë mënyrë të shëmtuar.

2. Kujdes me email-in
Një tjetër gjë që duhet ta bëni, është që ta largoni nga lista e kontakteve ish-in edhe në email-in tuaj. Për shembull, Gmail mund t’ju sugjerojë njerëz, por kjo nuk do të ndodhë nëse një person nuk e keni në listën e kontakteve.

3. Largoje nga lista e miqve, mos e ndiq…
Nëse një person nuk ju ka trajtuar mirë në jetën reale, atëherë ju nuk keni nevojë që t’i keni në rrjete sociale. Ndonjëherë nuk mjafton që ta largoni nga miqtë, duhet edhe të mos e ndiqni.

Ndoshta është më mirë edhe t’i bëni bllok, pasi së fundi Facebbok ka shtuar opsionin “Njerëz që mund t’i njihni” dhe mund t’ju shfaqë ish-in tuaj, çdo ditë, në krye të faqes sa herë të futeni në Facebook.

Top Channel