Kanosi me armë të atin, arrestohet 30- vjeçari

15/08/2015 00:00

Policia e Tiranës ka ndaluar një 30-vjeçar pasi ka kanosur me automatik babain e tij. Sipas burimeve zyrtare, Leonard Hyka për motive të dobëta ka kanosur me armë babain e tij, Xh. Hyka, 51 vjeç, nga Tirana.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik kallashnikov, si dhe 76 fishekë automatiku dhe 28 fishekë pistolete TT.

Top Channel