Në vijim të shërbimeve për video live në telefonët smart, Samsung lançon Live Broadcast. Nuk është një aplikacion i ri në fakt, por një funksion shtesë tek pajisjet e reja, Galaxy S6 Edge+ dhe Note5.

Ky funksion do të transmetojë në mënyrë direkte videot e YouTube.

Vetëm një ditë më parë, Samsung promovoi në Nju Jork dy pajisjet e reja, dhe bashkë me to vijnë dhe funksione mjaft interesante. Mes tyre është dhe Live Broadcast, përmes të cilit mund të shikohen videot e YouTube pa pasur nevojën e shkarkimit të aplikacioneve, si Periscope apo Merkaat.

Top Channel