Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, një i vdekur

13/08/2015 00:00

Rreth orës 03.30 të mëngjesit të së enjtes, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, një person ka humbur jetën teksa drejtonte mjetin e tij “Golf 4”, me targa AA858 GJ.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Konjat. Sipas policisë, Edvin Boci, 32 vjeç, po udhëtonte drejt Lushnjës kur ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte, pasi përpara i ka dalë papritur një qen.

Në përpjekje për të shmangur përplasjen, automjeti ka dalë nga rruga e, për pasojë,  32-vjeçari ka humbur jetën.

Vetëm disa muaj më parë, në të njëjtin vend ka humbur jetën një 74-vjeçare, në tentativë për të kaluar autostradën.

Top Channel