Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Vlorës ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure, se në Jalë të Himarës ka gjetur një kufomë në det të hapur.
Trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Gjipe, rreth 1 milje larg bregut. Kufoma nuk është identifikuar ende dhe policia ka publikuar të dhënat e saj, në përpjekje për ta identifikuar.
Trupi është i seksit mashkull, fizik normal, i gjatë 175 cm, flokë të thinjura dhe pak të rëna në pjesën e përparme të kokës, i moshës 50-60 vjeç dhe i veshur me pantallona blu të shkurtra e me vija anash.
Autoritetet policore njoftojnë se, trupi i pajetë ndodhet në morgun e Vlorës prej nga pritet të dalin rezultatet e autopsisë, që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes.
Top Channel