Korçë, ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim; të dënuar me vendim gjykate

10/08/2015 00:00

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim, banues në qytetin e Korçës, janë arrestuar mbrëmjen e së hënës nga Policia e Qarkut të Korçës, njëri nga seksioni kundër narkotikëve dhe tjetri prej specialistëve të krimeve.

Jani Kovaçi, i njohur ndryshe edhe si Elton Kovaçi, 36-vjeçar, ishte dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me një vendim të 29 dhjetorit 2009, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, shtetasi i dytë i ndaluar, Artur Jargovani, 63 vjeç, rezulton i dënuar me 9 muaj burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës, që prej janarit të këtij viti, për veprën penale të “përndjekjes”.

Top Channel