Tepelenë, asgjësohen 1038 bimë narkotike të mbjella në 11 parcela

07/08/2015 00:00

Policia e Tepelenës ka evidentuar dhe asgjësuar 1038 bimë narkotike të kultivuara në 11 parcela.

Në fshatin Zhapokikë të Memaliajt, në vendin e quajtur Përroi i Madh, u gjetën 809 bimë kanabis. Ndërkohë, në fshatin Dukaj të Tepelenës, në vendin e quajtur Ladovë, u gjetën 229 bimë kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel