Lushnje, makina përplas biçikletën, vdes 32-vjeçari

06/08/2015 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes këtë të enjte, si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një 32-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit në afërsi të tregut të fruta-perimeve.

Viktima është shtetasi Arbër Meta, banor i lagjes Kongresi në Lushnje. Ai po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur fort nga një automjet me targa TR 4199 U, qw drejtohej nga shtetasi Gjergji Bano, banues nw Tiranw.

Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por wshtw kapur nga efektivat e Policisë sw Lushnjes në afërsi të fshatit Zhamë.

Top Channel