Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Nga operacionet antikanabis në Shkodër dhe Malësi të Madhe gjatë ditës së mërkurë, policia ka njoftuar se janë asgjësuar 2342 bimë narkotike.
Në vendin e quajtur Mellagë, në fshatin Kroni i Madh të Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me 1047 rrënjë kanabis; në vendin e quajtur Kroni i Kuq, në fshatin Barcoll të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 12 parcela me 813 rrënjë kanabis; në fshatin Mes Mysylim të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 120 rrënjë kanabis; në vendin e quajtur Bjeshkët e Dragonit, në fshatin Xhaj të Malësisë së Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 362 rrënjë bimë kanabis.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel