Kosovë-Serbi, njohje reciproke siguracioneve të automjeteve

05/08/2015 00:00

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar të mërkurën në Bruksel që marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve të nisë të zbatohet nga data 12 gusht.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga qeveria e Kosovës, gjatë dialogut në Bruksel të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje sipas planit zbatues.

Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje, e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve është në interes të qytetarëve të Kosovës, sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe tani e tutje nuk kanë më nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.

Top Channel