Vlorë, asgjësohen 260 rrënjë kanabis në Hoshtimë, arrestohet një person

04/08/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar 260 rrënjë kanabis sativa në fshatin Hoshtimë dhe ka arrestuar një person si kultivuesin e tyre.

Në pranga është vënë 43-vjeçari Tajar Muçaj.

Mësohet se bimët narkotike u gjetën në një ullishte në vendin e quajtur Zgurat.

Lartësia e bimëve narkotike varionte nga 35 cm deri në 100 cm.

Top Channel