Lezhë-Fushë Milot, përplasen 2 automjete; 5 të plagosur

04/08/2015 00:00

Një aksident rrugor në orët e drekës është verifikuar këtë të martë në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Shën Kollit.

Nga përplasja e dy automjeteve, saktësojnë burimet, 5 persona që udhëtonin në to kanë mbetur të plagosur.

Mes të lënduarve ka edhe dy fëmijë të moshave 2 dhe 6 vjeç, por që për fat të mirë nuk janë në rrezik për jetën, vijojnë burimet.

Ndërkohë, mjetet e aksidentuara janë njëra tip “Benz” me targë “AA 0092 R”, dhe një “Golf” me targë “AA 747 FP”.

Top Channel