Doganat, aksion kundër informalitetit dhe kontrabandës

04/08/2015 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka organizuar një operacion kontrolli në Elbasan dhe Kamëz në kuadër të një aksioni kundër informalitetit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë.

Nga kontrolli i ushtruar në bashkëpunim me ekspertët e “Crown Agents” u gjetën në treg sasi të konsiderueshme duhani të grirë kontrabandë.

Autoritetet doganore sekuestruan mallin, ndërkohë që referuan për në Prokurorinë e Tiranës dosjen në ngarkim të shtetasve Defi Veseli, Florian Doda, Reji Veseli, Fatjon Shpataj dhe Shkëlqim Qose, që të gjithë me banim në Kamëz për veprën penale ‘kontrabandë me mallra të akzicëz’.

Top Channel