Shkodër, arrestohen tre shtetas për armëmbajtje pa leje
30/07/2015 00:00
Policia e Shkodrës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe ka arrestuar tre persona për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se janë sekuestruar dy automatikë AK-47, me krehër dhe fishekë; 1 pushkë 20-she dhe 1(një) automatik Sharrs. Janë arrestuar në flagrancë 19-vjeçari Cesk Guri, 21-vjeçari Kristian Botinaj dhe 17-vjeçari me iniciale R.P.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në mjetin tip Seat, me targë AA 053 GK, me të cilën ata po udhëtonin, është gjetur një automatik AK-47, me krehër dhe fishekë.
Armët e tjera u gjetën në banesën e shtetasit Kristian Botinaj.
Top Channel