Google Translate shton 20 gjuhë të reja

30/07/2015 00:00

Aplikacioni i Google Translate do të jetë më i fuqishëm. Në një përditësim të bërë të ditur këtë të enjte (30 korrik), Google ka shtuar një sërë gjuhësh të reja. Krahas saj kompania ka sjellë disa thjeshtime që aplikacioni të punojë edhe me një lidhje të dobët interneti.

Në veçanti, përditësimi e bën aplikacionin Google Translate më të fuqishëm, duke i dhënë mundësi telefonit të përkthejë nga 37 gjuhë përmes fotove, 32 përmes zërit dhe 27 përmes videove në kohë reale.

Ndryshimet e sotme janë dy përditësime të përkthimeve që u shtuan në janar: përkthimi i një video në kohë reale, e quajtur Word Lens dhe një përkthim i një fjalimi dygjuhësor në kohë reale.

Word Lens ju jep mundësi të filmoni në kamera një tekst për ta përkthyer në një gjuhë tjetër, me përkthimin që shfaqet menjëherë në ekranin tuaj. Kjo komandë është përgatitur të punojë edhe kur telefoni nuk është i lidhur me internetin.

Top Channel