Elbasan, dhunon me mjete të forta noteren; nën procedim 42-vjeçarja

28/07/2015 00:00

Një grua 42-vjeçare po procedohet penalisht nga Prokuroria e Elbasanit, për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj personave të tjerë.

Autoritetet lokale njoftojnë se, shtetasja me inicialet E.I ka goditur me sende të forta një grua tjetër banuese në Gramsh, me profesion notere.

Burimet shtojnë se prokuroria e rrethit ka ngritur ndaj saj akuzën për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, gruaja e dhunuar është identifikuar me inicialet G.H, 41 vjeçe.

Top Channel