Kosovë, ambasadori i ri i SHBA nis misionin në gusht

25/07/2015 00:00

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie pritet që të nisë misionin e tij muajin tjetër. Kështu ka lajmëruar vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Delawie vjen në Kosovë pas përfundimit të misionit diplomatik të ambasadores Tracey Ann Jacobson.

Ambasadori i ri ka bërë betimin para Departamentit amerikan të Shtetit se do të kryejë me përgjegjësi detyrën e tij si misionar diplomatik në Kosovë.

Top Channel