Bie në kontakt me korrentin, humb jetën 9-vjeçarja

25/07/2015 00:00

Një 9-vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht pas kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Shushicë, të Elbasanit.

Migena Cankoi ka shkelur përcjellësin e pompës elektrike të pusit që ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Përcjellësi ka qënë i zhveshur, dhe kjo i ka kushtuar jetën vogëlushes.

Kanë qënë motrat e saj që kanë dhënë alarmin, por pa mundur të bëjnë asgjë. 9-vjeçarja kishte ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja është cilësuar si aksidentale, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Top Channel