Sondazhi: Thaçi, politikani më i preferuar për president

24/07/2015 00:00

Personi më i preferuar për president të Kosovës për qytetarët është Hashim Thaçi, i pasuar nga Albin Kurti dhe i treti Ramush Haradinaj.

Kështu thuhet në prezantimin e studimit të KDI-së, “Zgjedha e presidentit nga populli, nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme”.

KDI konsideron se deri te ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit duhet të arrihet vetëm nëse konstatohet se mënyra e deritanishme e zgjedhjes së tij dhe kompetencat ekzistuese paraqesin problem në ushtrimin e funksionit të kreut të shtetit dhe kurrësesi nuk duhet ndryshuar mënyra e zgjedhjes apo të shtohen kompetencat për shkak të ambicjeve personale.

Top Channel