Mitrovicë, përmirësohet siguria. S’ka vend për ekstremizëm

24/07/2015 00:00

Gjendja e përgjithshme e sigurisë në qytetin e Mitrovicës është më e qetë sesa në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa sa i përket problemit të ekstremizmit, nuk ka vend për panik.

Kështu u vlerësua situata, gjatë takimit me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, të premten në Mitrovicë, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Ministri Hyseni tha se është në të mirë të Kosovës, që të mos lejohet ekstremizmi i shoqërisë. Ai ka përgëzuar institucionet komunale për angazhimin e tyre në këtë drejtim. Sipas tij, feja islame dhe ISIS-i janë koncepte krejtësisht të kundërta dhe nuk kanë asgjë të përbashkët.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim u pajtuan se, situata aktuale në komunën e Mitrovicës është e qetë dhe e qëndrueshme, ndërsa sa i përket çështjes së ekstremizmit nuk ka vend për shqetësim.

Top Channel