Elbasan, 4 të arrestuar për ndërtime pa leje

24/07/2015 00:00

Nga drejtoria e policisë së qarkut Elbasan njoftohet se specialistët për krimet në këtë drejtori kanë bërë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, të cilët ishin duke ndërtuar pa leje.

Avni Yzeiri nga fshati Kamican, R.S 75 vjeç, në fshatin Grykesh në Peqin, I.K 59 vjeç banues ne fshatin Sheze Peqin dhe Bedin Kovaçi 65 vjeç nga Elbasani jane arrestuar pasi nga nje kontroll i ushtruar nga efektivët e policisë janë kapur duke ndërtuar pa leje përkatëse të lëshuar nga organet kompetente. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor të Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Top Channel