Ndonëse Angela Merkel nuk është një individ popullor në Greqi për momentin, ky fakt nuk ka ndikuar aspak te planet e turistëve gjermanë.
“Nuk na interesojnë zhvillimet e fundit. Ne do të shkojmë në një fshat të vogël në jug të Kretës, i cili është një vend i bukur”, shprehet një turist gjerman, i cili do të udhëtojë për në Greqi.
Sikurse raporton “Euronews”, rreth 200 mijë gjermanë janë për momentin në ishujt grekë, duke kaluar pushimet e tyre. Por të sigurt ndihen pushuesit, të cilët më herët kishin prenotuar paketa nga operatorët turistikë. Ndërsa numri i turistëve që nisen pa këtë garanci është në rënie.
“Unë kam kaluar gjysmën e kohës gjatë 6 javëve të fundit duke iu përgjigjur shqetësimeve të turistëve. A ka karburant? A do të ketë para? Si mund të marrim ndihmë nëse diçka ndodh?”, shprehet Thomas Kuner, agjent udhëtimesh, duke ngritur disa nga pyetjet e bëra nga turistët gjatë kësaj vere.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i gjermanëve që do të kalojnë pushimet këtë verë në Greqi mund të kalojnë edhe rekordin e 2014-ës.
Top Channel