Vlorë, arrestohet për shfrytëzim prostitucioni një 48-vjeçare

22/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë me akuzën e ‘shfrytëzimit të prostitucionit’ një 48-vjeçare.

E prangosura ëshë shtetasja Dallandyshe Osmëni, banuese në Vlorë.

Arrestimi i saj është kryer pasi është gjetur duke shfrytëzuar për prostitucion shtetasen me inicialet E.M., 25 vjeç kundrejt pagesës së 50 mijë lekëve të vjetra.

Veç nisjes së procedimit penal për 48-vjeçaren, nisi procedimi për veprën penale të ‘prostitucionit’ edhe për shtetasen E.M.

Top Channel