Shëngjin, bllokohet rruga si pasojë e zjarreve

22/07/2015 00:00
Foto ilustruese

Rruga që lidh qytetin e Lezhës me Shëngjinin është bllokuar në orët e para të ditës së mërkurë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në rrugë.

Gurët kanë rënë në zonën e njohur si “Mali i Shëngjinit”, ku prej ditës së martë flakë të mëdha kanë djegur hektare të masivit me pisha.

Situata nga flakët vazhdon të mbetet e rëndë, ku më e goditur është zona e Knallës. Sipas shefit të PMNZSH-s, Agostin Perkolaj flakët rrezikojnë disa banesa, por edhe bote nafte. Ai tha se ka të dislokuara disa mjete dhe po përpiqen të evadojnë flakët.

Top Channel