“Kumanova”, AAK hedh poshtë shkrimet e mediave serbe

22/07/2015 00:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me shkrimet në disa media serbe për përfshirjen e kryetarit Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij në ngjarjet në Maqedoni.

Në një komunikatë për shtyp të kësaj partie thuhet se, kjo është një fushatë e orkestruar kundër zotit Haradinaj dhe vetë Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm se ata që përhapin dezinformata të tilla qëndrojnë vetë prapa këtyre zhvillimeve dhe lakimi i emrit të AAK-së dhe liderit të saj, për gjoja krijimin e disa kampeve ushtarake në Likovë. bëhen me qëllim dëmtimin e Kosovës dhe të AAK-së, pikërisht në kohën kur Kosova po përballet me zhvillime të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.

Top Channel