Vepra të turpshme me të mitur, në pranga 66-vjeçari

21/07/2015 00:00

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës për veprime seksuale me një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kryekuq ku ka rënë në pranga Selman Çarçiu, 66 vjeç.

Nga hetimet e policisë rezulton se 66-vjeçari për një periudhë kohore prej tre muajsh, në shtëpinë e tij ka kryer veprime të turpshme, me natyrë seksuale me një të mitur.

Ndaj Çarçiut rëndon akuza e “Veprave të turpshme me të mitur”.

Top Channel