Kosovarët, peticion BE-së për heqjen e vizave

21/07/2015 00:00

Mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës kanë nënshkruar peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, një aktivitet ky i nisur një javë më parë nga ana e shoqërisë civile, të prirë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Nënshkrimeve i janë bashkuar edhe 500 letra nga qytetarët drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, përmes të cilave qytetarët shprehin nevojën e tyre për lirinë e lëvizjes.

Në 15 mijë nënshkrimet e numëruara deri tani mungojnë ato të zonave më të thella, pasi deri tani janë numëruar vetëm shtatë komunat kryesore.

Aktiviteti me nënshkrimet e qytetarëve fillimisht është parashikuar të zgjasë dy javë, pra deri më datë 28 të këtij muaji, por në varësi të rrjedhës së procesit, organizatorët mund edhe ta shtyjnë atë.

Top Channel