Gjykata Speciale “lë” pa pushime Kuvendin e Kosovës

21/07/2015 00:00

Gjykatat Speciale mund t’i lërë pa pushime deputetët e Kuvendit të Kosovës. Këshilltari politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Driton Lajqi ka konfirmuar për “Kosovapress” se Kuvendi duhet të përfundojë çështjet që janë me urgjencë, siç është Gjykata Speciale, e pastaj deputetët mund të shkojnë me pushime.

“Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar punën e vet sipas axhendës së parashikuar, sipas ritmit të parashikuar. Meqenëse ka tema të cilat janë të jashtëzakonshme, siç janë ndryshimet kushtetuese, qoftë për themelimin e Dhomave Speciale apo ndonjë çështje tjetër të jashtëzakonshme, atëherë mund të rishqyrtohet koha e fillimit të pushimeve. Parlamenti nuk do të shkojë me pushime derisa të kryejë detyrimet e veta, të parashikuara për sesionin pranveror”, tha Lajqi.

Kurse Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se ende nuk kanë marrë njoftim nga kryesia e Kuvendit për kohën e pushimeve.

Top Channel