“Grupi i vrasësve me pagesë”, arrest me burg për Tafilajn, Qefalian dhe Merdanin

16/07/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Tafilajn, Alfred Qefalian dhe Elson Merdanin. Ata janë të akuzuar si pjesë e bandës së vrasjeve me pagesë, ndërsa akuzohen dhe për disa ngjarje të tjera.

Aktualisht Tafilaj ndodhet në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Një ditë më parë policia plotësoi dosjen e grupit, që përbëhet nga 13 persona, nëntë prej të cilëve të arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim.

Grupi i strukturuar dyshohet për të paktën katër vrasje dhe sipas policisë, drejtohej nga qelia nga Admir Tafilaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes.

Top Channel