Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërhyrë me një investim prej 210 mln lekësh për fuqizimin e nënstacionit elektrik 110/20 kilovolt në qendër të kryeqytetit.
“Më përfundimin e këtyre punimeve do të përmirësohet cilësia e shërbimit, do të ketë më pak defekte dhe sistemohet shpërndarja për abonentët në zonën brenda unazës”, tha Ardian Çela, administrator i OSHEE-së.
Një tjetër projekt, pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend, është ndërtimi i një nënstacioni të ri, po në qendër të kryeqytetit, me vlerë rreth 8 mln euro. Gara për ndërtimin e tij hapet në muajin dhjetor ndërsa punimet janë planifikuar të kryhen në 12 muajt në vazhdim.
“Dëshmi e besimit që kemi krijuar është edhe financimi i ri që kemi marrë nga qeveria gjermane në total 72 mln euro vetëm për 2016 në transmetim, eficencë energjie dhe siguri digash”, tha Ilir Bejtja, zv. Ministër i Energjisë dhe Industrisë.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë, administratori i OSHEE thotë se vijnë për shkak të remonteve që kanë nisur në maj dhe do të vazhdojnë deri në shtator, me qëllim shmangien e defekteve gjatë muajve të dimrit.
Top Channel