Vidhnin bagëti, arrestohen në flagrancë dy persona në Shijak

14/07/2015 00:00

Efektivët e policisë së Shijakut kanë prangosur dy persona, të akuzuar për një sërë vjedhjesh, kryesish të bagëtive në fshatrat e Durrësit.

Të arrestuarit janë shtetasit Erjon Ismaili, njohur ndryshe edhe si Shkëlzen Çala, 40 vjeç, banues në Manëz të Durrësit dhe 24-vjeçari Eraldo Mema, banues në Peshkopi, që akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim”.

Policia thotë se Çala dhe mema ishin pjesë e një grupi që merrej më vjedhjen e bagëtive në Hamallaj, Rrushkull, Kullë, Manëz dhe Ishëm.

Nga kontrolli që u krye në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa krerë bagëti, një kamionçinë, një krëhër automatiku dhe 18 copë fishekë model 56.

Top Channel