Arrest me burg për vrasësin e bariut në malin e Gramozit

14/07/2015 00:00

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Abaz Isën, i dyshuar si autori i vrasjes së bariut Mario Laho, ngjarje e ndodhur në malin e Gramozit, në Ersekë.

Bariu 26-vjeçar është qëlluar me mitroloz nga një person tjetër, ndërsa shkak duket se ka qenë një konflikt për kullotën.

Mario Laho është qëlluar në mënyrë makabre, teksa ishte duke ngrënë darkën në stanin ku punonte si bari.

Familjarët e viktimës tregojnë se konflikti kishte nisur prej disa ditësh dhe se mund të ishte parandaluar.

Top Channel