Operacione antikanabis në Tropojë dhe Gjirokastër. Asgjësohen 768 bimë narkotike

13/07/2015 00:00

Policia ka asgjësuar 200 rrënjë kanabis, të kultivuara në një parcelë në Tropojë.

Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar, mbi lagjen Grac, në fshatin Shoshan.

Efektivët e policisë kanë arrestuar edhe kultivuesin e tyre, shtetasin 28-vjeçar Elez Dega.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës asgjësoi 568 bimë kanabis, 148 prej të cilave në Tepelenë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Top Channel