Aksidentohet deputeti Tom Doshi në aksin Shkodër-Velipojë

12/07/2015 00:00

Automjeti me të cilën udhëtonte deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Qafë Shtigjën”.

Sipas policisë, makina tip Audi, me targe AA 833 JV, ku ndodhej deputeti Doshi, me drejtues shtetasin Klodian Mema, është përplasur me automjetin tip BMW, me targë AA 435 AR, me drejtues shtetasin Ramazan Gjekaj.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Top Channel