Ekstradohet 39-vjeçari nga Gjermania, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni

11/07/2015 00:00

Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania, pasi është dënuar me pesë vjet burg për shfrytëzim prostitucioni. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Fabio (Dritan) Voja, nga Semani i Fierit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Voja është dënuar në vitin 2012 për një ngjarje të ndodhur një vit para se të dënohej.

Pasi i kishte premtuar për martesë dhe një jetë të mirë, ai ka mashtruar shtetasen M.N., duke e çuar fillimisht në Vlorë e më pas në Itali. Voja e ka detyruar të renë punojë si prostitutë në qytetin e Firences.

Arrestimi i tij në Berlin u realizua pas bashkëpunimit me Interpol Vviesbaden, më 27 mars të këtij viti.

Top Channel