Vlorë e Elbasan, policia asgjëson mbi 2800 rrënjë hashashi

08/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar mbi 2600 bimë narkotike hashashi në një operacion të ndërmarrë në fshatin Dushkarak.

Bima ishte mbjellë në 17 parcela të vogla në zonat përreth fshatit dhe kishin një lartësi që varionte nga 10 deri në 130 centimetër.

Policia ka asgjësuar bimët përmes djegies, ndërkohë që ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve me akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”.

Ndërkohë, në Elbasan policia e këtij qarku ka asgjësuar 200 bimë narkotike, që u gjet në fshatin Markez të rrethit të Gramshit.

Bima kishte arritur një lartësi prej 120 centimetër. Policia thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të kultivuesve të drogës.

Top Channel