Vlorë, konflikt mes rektorit të universitetit dhe një personi tjetër

06/07/2015 00:00

Rektori i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Albert Qarri, dhe një tjetër person janë konfliktuar mes tyre. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 të së hënës, në Teatrin “Petro Marko”.

Gjatë kësaj kohe, në teatër po zhvillohej një aktivitet kulturor.

Rektori Qarri i është drejtuar më pas Drejtorisë së Policisë së Vlorës për të bërë kallëzim ndaj shtetasit Kujtim Cakrrani, personit me të cilin është konfliktuar. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të këtij rasti.

Top Channel