“Mesnata”, arrestohen vjedhësit serialë në Vlorë

06/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, si vjedhës serialë në qytet. Burime zyrtare bënë të ditur se gjatë operacionit të koduar “Mesnata”, janë vënë në pranga Erjon Baraj, 20 vjeç dhe Endrik Kaso, 22 vjeç, të dy nga Vlora.

Policia ka dokumentuar vjedhjen e plot 8 dyqaneve dhe lokaleve në zona të ndryshme të Vlorës, duke marrë sende me vlerë që shkonin deri në 700 mijë lekë. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e vjedhjes më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen, hetim në gjendje të lirë ka nisur për shtetasit Hetem Hyseni, 51 vjeç dhe Përparim Çela, 38 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose kriminale.

Në cilësinë e provave, policia ka sekuestruar tre kompjuterë dhe një sasi të konsiderueshme atletesh, këpucësh, cigaresh etj., të vjedhura në disa njësi tregtare.

FOTO GALERI
1/5
Policia ka sekuestruar tre kompjutera dhe një sasi të konsiderueshme atletesh, këpucësh, cigaresh

Top Channel