Grupi i tritolit të Fushë Krujës, arrestohet Erald Bami

06/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar Erald Bamin, të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve plasëse. Burime zyrtare bënë të ditur se Bami ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg dhe ishte në kërkim nga policia e Fushë Krujës.

Erald Bami është shpallur në kërkim, pas një operacioni të policisë afro një vit më parë të koduar “Detonatori”.

Më 20 prill 2014 u arrestuan katër persona, dhe u sekuestruan rreth 30 kg tritol. Grupi, i konsideruar kriminal nga policia dhe pjesë e të cilit ishte dhe Bami, po hetohej për shpërthimet të ndodhura më parë në territorin e stacionit të policisë dhe Bashkisë së Fushë Krujës. Posta e policisë së Fushë Krujës ka qenë objekt sulmi tri herë vitin e kaluar.

Top Channel