Si u lirua vrasësi i turistëve? Çako: Shqipëria vend i sigurt për pushuesit e huaj

05/07/2015 00:00

Pak minuta pas arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë Sokol Mjacaj, drjetori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako pasi ka falënderuar banorët e zones për bashkëpunimin dhe efektivët e policisë për operacionin e suksesshëm, ka siguruar të gjithe turistët e huaj dhe vendas se Shqiperia është një vend i sigurt.

“Dua  të siguroj që të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që bëhen pjesë e guidave dhe lëvizjes në Shqipëri se ata do të jenë mëse të sigurtë tash e tutje. Do të marrim masa që t’u vejmë në dispozicion çdo shërbim”, ka deklaruar Çako.

Por, jashtë vëmendjes së Drejtorit të Policisë nuk ka mbetur as lirimi nga burgu i autorit të dyshuar, për të cilin Çako u shpreh se po analizohen të gjitha detajet.

“Jemi duke analizuar në mënyrë të detajuar edhe arsyet pse ky kriminel gjendet jashtë pasi ka qenë edhe më parë i dënuar për tentativ vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije”, është shprehur Çako.

Top Channel