Arrestimi i Sokol Mjacajt, Tahiri: Faleminderit policisë dhe banorëve të Dukagjinit

05/07/2015 00:00

Menjëherë pas arrestimit të Sokol Mjacajt, 20-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve çekë në Dukagjin, reagoi në “Facebook” edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në postimin e tij, Tahiri falenderon forcat e policisë dhe banorët e Dukagjinit. Ministri i Brendshëm shprehet se personi i arrestuar ndoshta duhet të ishte në burg për krimet e mëparshme.

“Faleminderit policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shkroi Tahiri në “Facebook”.

Top Channel