30 mijë euro shpërblim për informacion mbi vrasësit e dy turistëve çekë

04/07/2015 00:00

Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë mbi autorët e vrasjes së turistëve çekë në Dukagjin.

Për këtë policia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0694103984 dhe garanton anonimatin. Ndërkohë, grupi hetimor, kryesuar nga prokurori vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes, automjetit si dhe fiksimin e provave  të tjera që mund të hedhin dritë mbi vrasjet.

Nga hetimet deritanishme policia, dyshon se autorë të vrasjes së dy turistëve çekë janë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës.

Dinamika e gjithë veprimeve, tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.

Top Channel