Shkodër, asgjësohen 24 parcela me 6138 bimë kanabis
03/07/2015 00:00
Policia e Shkodrës njoftoi të premten asgjësimin e 24 parcelave me 6138 bimë kanabis sativa në operacione të ndryshme.
Mësohet se 14 parcela me 1030 bimë kanabis sativa u gjetën në fshatin Mazrek; 3 parcela me 4300 bimë kanabis sativa u gjetën në fshatin Palaj; 7 parcela me 733 bimë kanabis në fshatin Ducaj dhe 75 bimë kanabis në fshatin Buzhal.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Top Channel