Nëse jeni lodhur duke fshirë dyshemenë, më në fund është shpikur një pajisje e re që i asgjëson të gjitha bakteret me rreze ultravjollcë dhe përveçse nuk do të lodheni më, mund të kurseni edhe paratë e detergjentëve.

Bëhet fjalë për UVe, një aparat që dizinfekton sipërfaqet dhe që nuk ka asnjë efekt negativ te njerëzit.

Kompania amerikane që e ka prodhuar këtë pajisje thotë se po përpiqet të grumbullojë para’ në Kickstarter, në mënyrë që të nisë prodhimin.

Kompania me bazë në Sjatëll sqaron se pajisja është krejtësisht autonome dhe mund të pastrojë dyshemenë edhe kur pronari nuk është në banesë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel