Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Avioni me energji diellore është ulur në Hauai pasi kreu një fluturim historik rreth 8 mijë kilometra nëpër Paqësor, nga Japonia.
Piloti zviceran Andre Borschberg e ka ulur avionin rreth orës 06:00 , me atë lokale, në aeroportin “Kalaeloa”. Avioni fluturoi për rreth 118 orë, duke shfrytëzuar vetëm energjinë diellore.
“Solar Impulse 2” u pilotua nga zvicerani Borschberg, njëri prej dy konstruktorëve të tij. Me kalimin e Oqeanit Paqësor, që është faza më e gjatë e udhëtimit.
Borschberg, theu rekordin e aventurierit amerikan Steve Fosset, i cili në vitin 2006 fluturoi për 76 orë në një avion njëvendësh.
Avioni e nisi udhëtimin nga Abu Dabi, i cili është edhe destinacioni i fundit i tij. “Solar Impulse 2” është planifikuar të arrijë në Gjirin Persik në fund të korrikut, ose në fillim të gushtit.
Top Channel